
Dy prej banorëve të shtëpisë së Big Brother Vip, të cilët janë çift, Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi debatuan ashpër me njëri-tjetrin dhe shkak u bë fakti që moderatori nuk i ka kushtuar vëmendje gazetares gjatë gjithë ditës, duke e zemëruar atë deri në pikën sa Ilnisa i tha që të gjejë partnere tjetër.
Meritoni: O rrush për çfarë je mërzit
Ilnisa: Jam duke të ardhur ty mbrapa gjithë ditën që mos të mërzitesh ti. Po ik o burrë vazhdo jetën tënde
Meritoni: Qetësohu mos u mërzit pa lidhje
Ilnisa: Po s’më mërzit dot ti mua, thjeshtë s’do kërcejmë bashkë
Meritoni: Ok
Ilnisa: Siç ja respektoi Eglës dëshirën do ma respektojë edhe mua, kaq e thjeshtë
Meritoni: Pse çfarë ke?
Ilnisa: S’dua të kërcej me ty
Meritoni: Ok, unë e kam më të lehtë
Ilnisa: Çfarë? Pse çfarë të duket vetja se je ti? Çfarë të rren mendja?
Meritoni: Pse çfarë ta merr mendja se je ti? Pse nervozohesh në sekonda ti?
Ilnisa: Ik ore se ma ke sjellë në maje të hundës. Shko nesër
Meritoni: Pse ta kam sjellë në maje të hundës?
Ilnisa: Fol pa lidhje
Meritoni: Çfarë po thua o karamele
Ilnisa: Karamelja mbahet në gojë
Meritoni: Çfarë ke? Pse s’rrin rehat për qef, të bësh shaka
Ilnisa: Me kë të bëj shaka, shikon ndonjë që të bëj shaka
Meritoni: Është problemi jot, Ilnisa ndërro qasje
Ilnisa: Ndërro partneren
Meritoni: Me shumë kënaqësi
Lini një Përgjigje