TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle27 Nëntor 2023, 10:56

100 vetë në dasmën e Dafit dhe Kreshnikut? Biznesmeni do ceremoni me shumë të ftuar

Shkruar nga Pamfleti

100 vetë në dasmën e Dafit dhe Kreshnikut? Biznesmeni do ceremoni

Viti i ardhshëm do të nisë me dasma! Këngëtarja Dafina Zeqiri e njoftoi vetë lajmin emocionues pak kohë më parë, ku tha se do të kurorëzojë dashurinë me partnerin e saj Kreshnik Gjergjin.

Megjithatë, përpos lajmit të madh që ndau me fansat, artistja u tregua e rezervuar për detajet, por mbi të gjithë për të ftuarit.

Gjithsesi, “Prive” zbuloi se Dafina dhe Kreshniku nuk do të presin gjatë deri në verë, apo vjeshtën e vitit që po vjen. Sipas tyre, numri i të ftuarve do jetë i kufizuar dhe nuk do të kalojë 100 persona. Gjë që është mohuar nga Kreshniku.

Ai ka publikuar një screenshot të këtij lajmi në Instagram, ku shkruan: “Inshallah po na thërrasin edhe neve se qenka lista e ngushtë boll!”.

100 vetë në dasmën e Dafit dhe Kreshnikut? Biznesmeni do ceremoni

dasma dafina zeqiri kreshnik gjergji

Lini një Përgjigje