TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle27 Nëntor 2023, 08:07

E hënë, 27 nëntor 2023; Binjakët e nisin mbarë javën

Shkruar nga Pamfleti

E hënë, 27 nëntor 2023; Binjakët e nisin mbarë

E hëna e fundit e këtij muaji vë në dukje prezencën e Hënës në shenjën tuaj. Nëse jeni në një marrëdhënie të qëndrueshme, prania e ‘muzës së poetëve’ në shenjë, premton harmoni magjike me partnerin/en dhe lulëzim të pasionit të dashurisë. Do jeni të kujdesshëm ndaj dëshirave të njeriut të zemrës dhe do kaloni bashkë një mbrëmje magjike.

Edhe ata që janë single mund të kenë surprizë të këndshme në fushën e ndjenjave, pasi takimet do jenë shumë të favorshme. Hapeni veten ndaj ndjesive romantike, duke shijuar momente qetësie.

Do tregoni produktivitet të lartë në punë, duke reaguar me mençuri, gjë që do ju bëjë të pamposhtur dhe do ju bëjë të fitoni vlerësimin e merituar të eprorëve.

shenja me fat

Lini një Përgjigje