
Ashtu si shumë pushtetarët në Shqipëri, edhe ata në Kosovë nuk janë keq. Mediat në Prishtinë kanë zbardhur pasurinë e presidentes Vjosa Osmani.
Presidentja ka deklaruar bashkë me bashkëshortin një banesë të blerë mbi 59 mijë euro, një garazh 6.000 euro, një shtëpi 170 mijë euro, tokë 35 mijë euro, dy banime- njëra e përbashkët- në vlerë 190 mijë euro dhe tjetra 510 mijë euro, e blerë në Australi. Në emrin e saj, Osmani ka deklaruar një tokë, të cilën e ka blerë për 35 mijë euro në vitin 2016.
Në deklarimin e ka bërë të ditur Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit të mërkurën, në blerjen e pronës prej mbi gjysmë milion eurosh në Australi, Osmani ka arsyetuar se ajo është blerë me para nga “shitja e shtëpisë në Australi në pronësi të bashkëshortit, shitja e shtëpisë së prindërve të tij (vlera e trashëgimisë), kursime, hua familjare”.
Ajo ka deklaruar po ashtu një veturë në vlerë 10 mijë euro në pronësi të bashkëshortit. Ndërsa, edhe dy kredi, një 40 mijë euro dhe tjetra 16 mijë euro.
Paga neto vjetore e saj është 33,104 euro, ndërsa nga dietat nga udhëtimet zyrtare jashtë vendit ka përfituar mbi 11,500 euro. Bashkëshorti i saj ka pasur pagë vjetore 11,068 euro, ndërsa të ardhurat nga qiraja në shtëpinë në Australi i ka pasur 12,500 euro. Mbi 19 mijë euro, bashkëshorti i Osmanit i ka përfituar edhe nga një vendim gjyqësor në Ministrinë e Punëve të Jashtme.




Lini një Përgjigje