
Të tjera detaje kanë dalë lidhur me vrasjen e ndodhur në rrugën Ali Vitia në Prishtinë, Kosovë, ku viktimë mbeti 52-vjeçari Ali Kosova.
Bëhet me dije se autori i vrasjes është dhëndri i tij, Edon Bujupi.
Bujupi rezultonte i zhdukur dhe ishte deklaruar i tillë edhe nga bashkëshortja prej 3 ditësh, deri në momentin që kreu vrasjen.
Bësohet se kanë qenë konfliktet familjare që kanë çuar në këtë ngjarje të rëndë, porn ë orët në vijim priten detaje shtesë mbi këtë rast.
“Rr. Ali Vitia, Prishtinë 29.11.2023 – 21:30. Dyshohet se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar-therur me thikë babanë e bashkëshortes së tij (vjehrrin), viktimën mashkull kosovar i cili duke mos u përballuar plagëve të marra ka ndërruar jetë në QKUK, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku. I dyshuari gjendet në arrati, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje