
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka reaguar për dy vrasjet që ndodhën mbrëmë në kryeqytet. Për rastin ku mbeti e vrarë gruaja e Naim Murselit, këshilltarit të ish-Presidentit Behgjet Pacolli, Prokuroria thotë se po angazhohen në zbardhjen e të gjitha rrethanave të rastit, duke mos treguar nëse është identifikuar i dyshuari.
Ndërsa lidhur me rastin ku dhëndri vrau vjehrrin, Prokuroria njoftoi se vrasja dyshohet se është kryer me thikë dhe se i dyshuari është identifikuar por ndodhet në arrati.
Vrasjet që tronditën mbrëmë Kosovën, ndodhi në rrugën “Dalip Alshiq” në Prishtinë, rreth orës 20:26, ku është vrarë gruaja e Naim Murselit, këshilltarit të ish-presidentit Behgjet Pacolli.
Sipas policisë, viktima ka qenë në makinë me bashkëshortin dhe dy fëmijët, kur një person i panjohur i armatosur i ka ndaluar dhe u ka kërkuar të gjitha gjërat me vlerë dhe pastaj ka qëlluar me armë zjarri. Ky rast është konsideruar si “Grabitje me pasoja të vrasjes”.
Ndërkohë, vrasja tjetër ndodhi mëngjesin e sotëm, në rrugën “Ali Vitia”, ku dhëndri dyshohet se ka vrarë me thikë babanë e gruas së tij.
Lini një Përgjigje