TAGS-AT E JAVËS

Kosova 5 Dhjetor 2024, 08:18

Vuçiç kërcënon Kurtin nga Zvicra: Sa të jem unë, nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës!

Shkruar nga Pamfleti

Vuçiç kërcënon Kurtin nga Zvicra: Sa të jem

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka kërcënuar duke thënë se nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Në një deklaratë nga Cyrihy, ai tha gjithashtu se Vojvodina e pavarur është veç një ëndërr e disa individëve edhe pse vazhdimisht thotë se Serbia po ‘punon për paqe’.

Vuçiç u tall edhe me ata që po protestojnë në Serbi duke kërkuar përgjegjësinë për tragjedinë që ndodhi në Novi Sad, ku mbetën të vdekur 15 serbë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar mbrëmë në Cyrih se derisa ai të jetë president, Serbia nuk do ta njohë Kosovën dhe as nuk do të heqë dorë nga politika e “neutralitetit ushtarak”.

“Përderisa unë jam president i Serbisë, Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe do të jetë ushtarakisht neutrale”, u shpreh Vuçiç.

“Nuk ka asgjë në ëndrrat që kanë individët për një Vojvodinë të pavarur”, shtoi presidenti serb.

Duke folur për protestat në Beograd, Vuçiç deklaroi se nuk e sheh me vend të komentohet çdo ditë për “bullizmin e dikujt” dhe se individët që udhëheqin protestat po debatojnë me veten e tyre, gjë që, sipas tij, “i çon në vetëvrasje politike”.

“Të njëjtët njerëz – përtacët ngacmojnë të tjerët. Dhe çfarë arritën, përveçse ngacmuan mbarë kombin. Besoni se po vrasin veten, me ta mbeten vetëm ekstremistët”, tha Vuçiç.

Lini një Përgjigje