TAGS-AT E JAVËS

Kosova26 Gusht 2025, 18:47

Vjosa Osmani uron kryetarin e ri të Parlamentit: Respektimi i vullnetit të qytetarëve, element kyç në demokraci!

Shkruar nga Pamfleti
Vjosa Osmani uron kryetarin e ri të Parlamentit: Respektimi i
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mirëpritur hapjen e rrugës për zhbllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar këtë si një zhvillim të rëndësishëm në drejtim të rikthimit të funksionalitetit institucional në vend.

Sipas njoftimit nga Presidenca, Vjosa Osmani shpreson që ky proces të përfundojë sa më shpejt në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe normat demokratike.

Ajo ka uruar për punë të mbarë kryetarin e ri të Kuvendit, Dimal Basha, si dhe nënkryetarët e zgjedhur: Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku, Kujtim Shala dhe Emilija Rexhepi, duke theksuar se pret nga udhëheqja e re e Kuvendit që të punojë në interes të qytetarëve dhe forcimit të institucioneve demokratike.

Presidentja ka bërë thirrje që Kuvendi të vijojë me hapat e radhës kushtetues dhe të procedojë, sa më parë, me votimin e Qeverisë së re të dalë nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 9 shkurt.

“Presidentja mirëpret që procesi i konstituimit të Kuvendit ka filluar të zhbllokohet dhe shpreson që ky proces të përmbyllet sa më parë, në përputhje me Kushtetutën. Ajo i uron punë të mbarë e në interes të vendit kryetarit të ri Dimal Basha dhe nënkryetarëve të zgjedhur të Kuvendit, znj.Albulena Haxhiu, Znj.Vlora Çitaku, z.Kujtim Shala dhe znj.Emilija Rexhepi.

Presidentja shpreson që sa më parë, e në përputhje me procedurat kushtetuese, Kuvendi të votojë edhe Qeveria e re të dalë nga vullneti i qytetarëve nga zgjedhjet e 9 shkurtit”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

vjosa osmani presidenca e kosoves

Lini një Përgjigje