Konstituimi i Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ka ndërprerë seancën e Kuvendit në mungesë konsensusi për emrin e nënkryetarit serb.
Lista Serbe ka insistuar në Sllavko Simiqin si nënkryetar, tre herë ka dështuar të zgjidhet duke marrë vetëm 10 vota (9 nga Lista Serbe dhe një nga Adem Hoxha nga komuniteti goran).
Duke qenë se asnjëri prej kandidatëve të dalë nga shorti nuk i kanë siguruar votat e nevojshme, ai ka kërkuar ndërprerjen e punimeve, për t’u mbledhur sërish të enjten në orën 11:00.
Pas insistimit të Listës Serbe në kandidatin e njëjtë, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha ka kaluar në zgjedhjen me short të nënkryetarit nga radhët e komunitetit serbë
Kështu, Kuvendi i Kosovës konsiderohet i pakonstituar, pasi bazuar në Kushtetutë e Rregullore të parlamentit, Kuvendi konstituohet me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve.
Lini një Përgjigje