TAGS-AT E JAVËS

Kosova25 Shkurt 2026, 19:19

U propozua nga Vetëvendosja, Murat Jashari refuzon postin e presidentit të Kosovës

Shkruar nga Pamfleti
U propozua nga Vetëvendosja, Murat Jashari refuzon postin e presidentit
Murat Jashari

Murat Jashari konfirmon se ka marrë ftesë, por zgjedh të qëndrojë jashtë politikës

Familja Jashari nuk do të përfshihet në garën për Presidencën e Kosovës. Murat Jashari konfirmoi se ka marrë kërkesa për të marrë këtë detyrë, por ka vendosur ta refuzojë.

Ai sqaroi se pesha historike e familjes së tij në luftën për çlirimin e Kosovës dhe simbolika që ajo përfaqëson e kanë shtyrë të qëndrojë larg angazhimeve politike. Sipas tij, emri i familjes nuk duhet të përfshihet në procese partiake.

Murat Jashari theksoi se familja e tij e sheh veten mbi ndarjet politike dhe e konsideron veten pjesë të të gjithë shqiptarëve.

Ideja për një president nga familja Jashari doli fillimisht nga Lëvizja Vetëvendosje. Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, deklaroi se një emër i tillë do të siguronte konsensus të gjerë shoqëror. Ai nuk dha qëndrim nëse presidentja aktuale, Vjosa Osmani, do të rikandidojë.

Kryeministri Albin Kurti pranoi se ka zhvilluar një vizitë në familjen Jashari. Megjithatë, pas refuzimit, në qarkullim mbeten pak alternativa për postin e kreut të shtetit. Përveç Vjosa Osmanit, në diskutime përmendet edhe emri i Ramush Haradinajt.

Kuvendi duhet të zgjedhë presidentin e ri deri më 4 mars. Nëse nuk arrihet votimi, vendi mund të përballet me zgjedhje të reja.

murat jashari

Lini një Përgjigje