Dy mjekë janë përfshirë në një incident të rëndë brenda qendrës spitalore ku ata punojnë. Pamjet tregojnë dy mjekë kirurgë që përfshihen në një sherr mes tyre, duke grushtuar dhe shkelmuar njëri-tjetrin. Ngjarja ka ndodhur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, më konkretisht repartin e Kirurgjisë së Fëmijëve.
Mediat në Kosovë raportojnë se konflikti mes tyre ka ndodhur për rastin e një pacienti. Dy mjekët janë pezulluar nga detyra për 6 muaj, ndërsa janë kallëzuar edhe në polici.
“Kemi pranuar denoncimin për një përleshje fizike, e cila ka ndodhë në QKUK në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë përfshirë dy persona. Në koordinim me Prokurorin e Shtetit rasti është iniciuar “Sulm”. Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit po merret për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në 26 janar, ose pak më herët, por ditën e sotme janë publikuar edhe pamjet shokuese nga konflikti. Nga video duket se qartazi se njëri nga mjekët po flet në telefon, kur tjetri e sulmon fizikisht, ndërsa më pas korridori i spitalit kthehet në një ring boksi. Sherri është ndalur vetëm pasi një mjek i tretë ndërhyri duke ndarë protagonistët e konfliktit.
Lini një Përgjigje