TAGS-AT E JAVËS

Kosova 5 Shtator 2023, 13:31

Tensionet në veri të Kosovës, ministri Sveçla: Kemi zbuluar një sasi të madhe armatimi në Zveçan

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet në veri të Kosovës, ministri Sveçla: Kemi

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se në një shtëpi në Zveçan, është gjetur një sasi e madhe e armatimit, duke përfshirë armë automatike, fishekë, granata dore dhe eksploziv.

Sipas Sveçlës, kjo shtëpi është përdorur për grumbullim dhe shpërndarje të armatimit për grupet kriminale serbe.

Përveç institucioneve të sigurisë, Sveçla ka thënë se në vendngjarje kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të KFOR-it.

“Për 2 dekada, veriu i Kosovës ka jetuar në ilegalitet, në një rend anormal, ku kanë gjetur strehë organizatat kriminale e kriminelët e financuar nga Beogradi.

Kontrabandimi, hyrja ilegalisht e mallrave e armëve në Kosovë, ka prodhuar situatë shqetësuese edhe për qytetarët tanë në veri, të cilët të përballur me fuqinë e kriminelëve kanë jetuar nën shantazh e presion të vazhdueshëm.

Si Qeveri, gjatë 2 viteve të fundit, kemi zbuluar e bllokuar rrugët ilegale të kontrabandimit. Ditën e sotme, Policia e Kosovës së bashku me institucionet e inteligjencës, pas identifikimit, ka zhvilluar bastisje në një bazë të armatimit në veriun e Kosovës, konkretisht në Zveçan. Kjo shtëpi është përdorur për grumbullim dhe shpërndarje të armatimit për grupet kriminale serbe.

Deri më tani është zbuluar një sasi e madhe e armatimit, duke përfshirë armë automatike, fishekë, granata dore dhe eksploziv. Në vendin e ngjarjes, përveç institucioneve të sigurisë, kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të KFOR-it.

Veriu hap pas hapi po shkon drejt normalitetit. Rendi dhe ligji nuk do të cënohet në asnjë cep të Republikës”, ka shkruar Sveçla.

zvecan xhelal svecla

Lini një Përgjigje