TAGS-AT E JAVËS

Kosova 4 Shtator 2023, 16:03

Dështon seanca e parë e Kuvendit në Kosovë, shkak bojkotimi i mazhorancës

Shkruar nga Pamfleti

Dështon seanca e parë e Kuvendit në Kosovë, shkak bojkotimi

Ditën e sotme, në seancën e parë të Kuvendit në Kosovë, pritej të kishte debate konstruktive për mungesën e librave për nxënësit e shkollës fillore, mungesa e deputetëve të mazhorancës bëri që qëllimi i seancës të dështojë.

Ndërkohë, kryetari i  Kuvendit Glauk Konjufca bëri përjashtim duke ia dhënë opozitës fjalën. Kjo e fundi akuzoi partinë ne pushtet, duke i drejtuar edhe pyetjen se kujt i trembet që nuk përballet.

Nga ana tjetër grupi parlamentar i Vetëvendosjes, përmes një konference për media, bëri të ditur arsyet e bojkotimit të kësaj seance.

Mungesa e kuorumit, bojkotimi here nga pushteti e here nga opozita, ka bërë që seancat plenare të dështojnë edhe gjatë sesionit pranveror. Mbetet të shihet nëse fillimi jo i mire i punës nga Kuvendi, duke dështuar që në seancën e parë, do të vijojë edhe gjatë vjeshtës.

kuvendi kosovës sesioni parlamentar

Lini një Përgjigje