TAGS-AT E JAVËS

Kosova 5 Qershor 2023, 13:16

Tensionet në veri të Kosovës, KFOR heq një pjesë të telave me gjemba në Zveçan

Shkruar nga Pamfleti
Tensionet në veri të Kosovës, KFOR heq një pjesë
KFOR heq një pjesë të telave me gjemba në Zveçan

Pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, i kanë hequr një pjesë të telave gjemborë që i ka vendosur ditë më parë, për të rritur sigurinë.

Telat gjemborë janë parë, një ditë pas përleshjes që ka ndodhur mes serbëve lokalë dhe pjesëtarëve të KFOR-it.

NATO-ja dhe diplomatë vendorë e të huaj i kanë dënuar sulmet në instancat më të larta.

Në ditën e njëmbëdhjetë të protestës, protestuesit në komunat veriore të vendit, Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok, kanë filluar të mblidhen edhe sot para ndërtesave komunale në Veri.

Nata e mbrëmshme ka kaluar e qetë në këto komuna.

Për dallim nga herët tjera, gjatë ditës së djeshme në komunën e Zubin Potokut nuk ka pasur protestues, ndërsa qytetarët serbë kanë festuar “Ditën e përkujtimeve’.

kfor heq një pjesë të telave me gjemba në zveçan

Lini një Përgjigje