Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç është shprehur e gatshme të japë dorëheqje. Brnabiç teksa fajësoi mediat për këtë, deklaroi se Vuçiç e ka revuzuar dorëheqjen e saj.
Por sipas saj nëse Vuçiç ndryshon mendje, ata janë të gatshëm për zgjedhje të reja.
“Duke marrë parasysh shkrimet e mediave, sa për të qenë të qartë, jam gati të jap dorëheqjen në çdo moment, pasi presidenti Vuçiç e di këtë dhe për momentin refuzon. Ndoshta ai do të ndryshojë mendje. Ju dëshironi zgjedhje, nuk ka problem, ne jemi gjithmonë gatshëm për zgjedhje. Unë sigurisht i qëndroj besnik Serbisë dhe Vuçiç”, tha ajo.
Situata në veri të Kosovës është ende e brishtë, prej 29 majit serbët vijojnë protestat para ndërtesave komunale, ku kryetarët e rinj të zgjedhur u futën me ndihmën e policisë në zyra, çka solli edhe reagimin e serbëve. Një ditë më parë situata u paraqit e qetë në komunat në veri, me një numër të paktë protestuesish.
Lini një Përgjigje