TAGS-AT E JAVËS

Kosova 4 Qershor 2023, 20:43

“Putini e ka obsesion Kosovën”, Kurti: Kreu i Kremlinit po përdor Rusinë për destabilizimin e Ballkanit

Shkruar nga Pamfleti

“Putini e ka obsesion Kosovën”, Kurti: Kreu i Kremlinit po

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se teksa Kremlini synon realizimin e botës Ruse apo ‘Ruski Mir’ (Paqja ruse), Beogradi synon të realizojë ‘Botën Serbe’.

Në një intervistë për The Geopost, Kurti tha Rusia është e interesuar për destabilizimin e Ballkanit dhe për këtë përdor Serbinë.

Kurti theksoi se Serbia është e gatshme që vazhdimisht t’i ngacmojë fqinjët, herë Bosnje e Hercegovinën, herë Malin e Zi e herë Kosovën  sepse vetëm në këtë mënyrë ajo mund ta shmangë vëmendjen nga kriza e brendshme që ka, sepse asnjë popull nuk mund të qëndrojë gjatë pa liri.

“Qytetarët në Serbi nuk janë të lirë sepse Serbia nuk është vend demokratik, edhe Freedom House thotë që është regjim hybrid”, tha ai.

Kurti ka përmendur emërimin e Aleksandar Vulinit, njeriut më pro-rus në skenën politike në Serbi si shef të inteligjencës dhe shërbimit sekret serb BiA.

“Pra, ai që dikur ishte nënkryetar i partisë “Jul”, të cilën e udhëhiqte gruaja e Millosheviçit, Mira Markoviç, sot udhëheq me shërbimin sekret dhe ai lavdërohet që është shpikësi i termit “Bota Serbe”, pra, marrëveshja me Kremlinin për politikë të jashtme në Nju Jork në shtator dhe më pastaj në dhjetor, emërimi dhe udhëheqja e BiA-s serbe nga Aleksandër Vulin, na kanë treguar qartë se Serbia, jo vetëm që nuk po ndryshon drejtim, por përkundrazi po intensifikon aktivitetin dhe funksionimin e saj në drejtimin e vjetër ku e konsiderojnë Federatën Ruse aleatin dhe partnerin kryesor”, u shpreh ai.

 

kurti putin vucic

Lini një Përgjigje