I dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka dhënë një intervistë për BBC ku ka folur për situatën në veri të Kosovës.
Escobar ka thënë se Kurti duhet të tërheqë policinë nga objektet komunale dh të fillojë punën për themelimin e Asociacionit.
“Kurti duhet të tërheqë policinë nga objektet komunale, dhe urgjentisht, urgjentisht të fillojë punën për punën e Asociacionit”, tha Escobar.
Ndërkohë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurtik në një intervistë po për BBC, ka folur për tensionet në veri të Kosovës.
Kurti thotë se kryetarët e komunave janë në godinat dhe zyrat e tyre dhe nuk do të largohen nga aty.
“Në këto tri komuna ne kemi tri objekte komunale dhe nëse jo kryetarët, kush duhet të jetë aty. Dhe nëse këto komuna nuk janë për kryetarët, për kënd janë? Kryetarët janë në zyrat e tyre, kështu duhet të jetë dhe të qëndrojë. Ata janë struktura ilegale të ndikuara nga Beogradi që duan ta destabilizojnë vendin tonë. Ne duam republikë demokratike, dhe në këto objektet ne mund ta zbusim numrin e policisë, por së pari bandat që kanë sulmuar gazetarët, policinë dhe KFOR-it duhet të shkojnë në Serbi ose në burg”, tha Kurti.
Kurti shtoi se ai nuk mund të bëjë kompromise për Republikën demokratike, Kosovën.
“Nuk mund të bëjë kompromise për Republikën demokratike, duke qenë kryeministri i vendit më demokratik në Ballkanin Perëndimor, me policinë më profesionale e cila është e orientuar nga perëndimi”, tha ai.
Kurti shtoi më tej se Serbia nuk lejon serbët në Kosovë që të kenë më shumë e një parti.
“Unë kam në kabinetin tim ministrin serb Nenad Rashiç, i cili nuk i takon partisë së Aleksandar Vuçiç dhe ai është njeri më i urryer në Serbi. Serbia nuk lejon pluralizëm politik”, u shpreh Kurti.
Lini një Përgjigje