TAGS-AT E JAVËS

Kosova 4 Qershor 2023, 08:35

Lajçak dhe Escobar vizitojnë nesër Kosovën, Kurti vë kushte: Së pari të ndalet dhuna në veri dhe pastaj zbatimi i marrëveshjes

Shkruar nga Pamfleti
Lajçak dhe Escobar vizitojnë nesër Kosovën, Kurti vë
Emisari i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak dhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në Twitter ka njoftuar për një telefonatë që ka zhvilluar më ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe ku biseduan për pozicionin e tij lidhur me zgjedhjet në Veri.

Kurti ka deklaruar se hapi i parë për qetësimin e situatës në veri është përfundimi i menjëhershëm i dhunës ndaj institucioneve të sigurisë dhe zbatimi i menjëhershëm i Marrëveshjes Themelore deri në zgjedhjet e ardhshme.

“Pata një telefonatë me Ministrin e Punëve të Jashtme Sheikh Abdullah bin Zayed. Faleminderit për mbështetjen e Emirateve të Bashkuara Arabe gjatë gjithë viteve.

Theksova se hapi i parë drejt deeskalimit është përfundimi i menjëhershëm i dhunës ndaj institucioneve të sigurisë dhe zbatimi i menjëhershëm i Marrëveshjes Themelore deri në zgjedhjet e ardhshme”, ka shkruar ai.

Bashkimi Europian ka kërkuar mbajtje të zgjedhjeve të reja në veri të vendit për të ulur tensionet atje krahas dy kërkesave tjera, pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje dhe nisjen e punës për themelimin e Asociacionit.

Këto kërkesa i shpalosi Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell pas takimit që patën në Moldavi bashkë me presidenten Osmani, presidentin serb si dhe kancelarin gjerman Scholz dhe presidentin francez Macron, të cilët u angazhuan pas situatës në Veri.

Kurti theksoi se presioni ndërkombëtar duhet të shtrihet mbi Serbinë, e cila nuk distacohet nga krimet e Millosheviçit dhe jo mbi Kosovën.

“Gjithcka është duke shkuar drejt normalizimit dhe kjo do të mund të bëhej edhe më shpejt po të mos ishin obstruksionet e Beogradit.

“Për t’u bërë normalizimi, adresa ku duhet të bëhet trysnia nuk është Prishtina që është kryeqyteti i shtetit më demokratik e policinë më profesionale në Ballkan, por është Beogradi i cili duke mos u distancuar nga krimet e Millosheviçit”, tha Kurti.

Ndërkohë ditën e nesërme emisari i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak dhe ai i SHBA-së, Gabriel Escobar të hënën dhe të martën do të qëndrojnë në Kosovë dhe Serbi.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Bashkimi Evropian, Peter Stano, i cili tha se Escobar dhe Lajçak këtë vizitë do e zhvillojnë për depërshkallëzimin e tensioneve në Veri.

“Mund të konfirmoj se përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak do të shkojë në Prishtinë dhe Beograd të hënën dhe të martën, së bashku me të dërguarin e SHBA-së, Gabriel Escobar, për të ndjekur thirrjet e nivelit më të lartë të BE-së për de-përshkallëzimin e tensioneve në veriun e Kosovës”, ka thënë ai.

 

kosova serbia kurti

Lini një Përgjigje