TAGS-AT E JAVËS

Kosova 3 Qershor 2023, 20:13

Tensionet në veri, Turqia dërgon forca ushtarake në Kosovë

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet në veri, Turqia dërgon forca ushtarake në Kosovë

Turqia do të sjell ushtarë në Kosovë  për t’iu bashkuar KFOR-it si përgjigje ndaj kërkesës së NATO-s, pas trazirave që kanë ndodhur në pjesën veriore të Kosovës.

Ministria turke e Mbrojtjes ka bërë thirrje për përmbajtje dhe dialog konstruktiv, për ta zgjidhur krizën, e cila, sipas autoriteteve turke, mund ta dëmtojë stabilitetin dhe sigurinë rajonale.

Komanda e Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli e cila i shërben Aleancës së NATO-s përmes përgatitjes, planifikimit dhe kryerjes së operacioneve ushtarake, e ka mirëpritur vendosjen e Batalionit Rezervë Operacional të Turqisë në Kosovë.

JFC Napoli ka shkruar në Twitter se po monitoron nga afër situatën dhe se KFOR-i mbetet i përkushtuar në ndërtimin e një mjedisi të sigurt në Kosovë.

Mirëpresim vendosjen e Batalionit Rezervë Operacional të Turqisë në Kosovë për ta përforcuar KFOR-in. JFC Napoli po monitoron nga afër situatën dhe KFOR-i mbetet i përkushtuar në ndërtimin e një mjedisi të sigurt dhe të qetë në Kosovë”, thuhet në reagimin e tyre.

turqia kfor forca ushtarake

Lini një Përgjigje