TAGS-AT E JAVËS

Kosova 4 Qershor 2023, 17:55

Tensionet në veri të Kosovës, Kurti falenderon kryetarin e Leposaviqit: Po tregon qëndresën shembullore për rend e ligj

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet në veri të Kosovës, Kurti falenderon kryetarin e

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se kryetari i komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, çdo ditë merr kërkesa dhe kërcënime të ndryshme nga shumë anë që të dalë nga zyra e tij, por ai ka rezistuar.

Me anë të një shkrimi në rrjetin e tij social “Facebook”, Kurti falënderoi Lulëzim Hetemin për qëndresën e tij shembullore për Republikën e Kosovës dhe rend e ligj.

Kryetari i komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, për çdo ditë i merr mesatarisht nga dhjetë kërkesa të ndryshme prej shumë anëve që ky të dalë prej zyrës së tij. Çka s’i thonë: disa e marrin me të mirë, disa jo më të mirë, e disa të dyja këto njërën pas tjetrës. Lulzim Hetemi është vëllau i dëshmores Fatime Hetemi (që ra heroikisht si ushtare e UÇK-së bashkë me Fehmi e Xhevë Lladrovcin më 22 shtator 1998). E falënderoj Kryetarin Lulzim nga zemra për qëndresën e tij shembullore për Republikën e Kosovës dhe rend e ligj”, shkruan Kurti, duke treguar edhe njëherë vendosmërinë e tij për të mos u tërhequr pavarësisht presioneve nga Perëndimi.

kosovë kurti leposaviq

Lini një Përgjigje