TAGS-AT E JAVËS

Kosova 4 Qershor 2023, 21:34

“Të lutem kurseje Serbinë”, Kurti zbulon bisedat e fshehta me ndërkombëtarët

Shkruar nga Pamfleti

“Të lutem kurseje Serbinë”, Kurti zbulon bisedat e fshehta

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zbuluar se çfarë i është thënë nga diplomatët e huaj përpara mbajtjes së zgjedhjeve të 3 prillit në Serbi.

Kurti, në një intervistë për ‘The Geopost’ ka thënë se i është thënë që të “kursehet Serbia, Beogradi dhe presidenti i saj” nga kritikat.

E mbaj mend shumë mirë marsin e kaluar kur ne në Kosovë na thanë, të lutem, kurseje Serbinë, Beogradin, presidentin nga retorika e kritikave të ashpra, sepse pas 3 prillit, kur do të mbahen zgjedhjet në Serbi, ata do të ndryshojnë orientimin dhe do të jenë plotësisht i drejtuar nga perëndimi. Kjo nuk ndodhi, ndaj duhet të nxjerrim disa mësime, pritshmëritë që kanë ekzistuar për presidentin aktual nga pala perëndimore nuk janë realizuar”, deklaroi kryeministri.

kurti serbia kosova

Lini një Përgjigje