TAGS-AT E JAVËS

Kosova 5 Qershor 2023, 08:41

Situatë e qetë në veri të Kosovës, serbët mblidhen sërish në protestë

Shkruar nga Pamfleti

Situatë e qetë në veri të Kosovës, serbët mblidhen

Një numër i vogël protestuesish janë mbledhur pranë komunës së Zveçanit në veri të Kosovës. Megjithatë situata deri më tani paraqitet e qetë dhe nuk ka probleme.

Sipas Radio Evropa e Lirë, përpara godinës së komunës së Zveçanit kanë qenë të pranishëm edhe kryetari e nënkryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç dhe Igor Simiç.

Sipas të njëjtës media, burime kanë thënë se është bërë thirrje për një protestë masive mesditën e së hënës në Zveçan.

Prej më shumë se 1 jave, popullsia serbe në veri të Kosovës proteston kundër 4 kryetarëve të rinj të komunave të zgjedhur nga partitë jo serbe. 

Situata në veri të Kosovës është ende e brishtë, prej 29 majit serbët vijojnë protestat para ndërtesave komunale, ku kryetarët e rinj të zgjedhur u futën me ndihmën e policisë në zyra, çka solli edhe reagimin e serbëve. Një ditë më parë situata u paraqit e qetë në komunat në veri, me një numër të paktë protestuesish.

Pavarësisht reduktimit të tensioneve, retorika e dy palëve në Kosovë e Serbi vijon të jetë e ashpër. Në një intervistë për BBC mëngjesin e së dielës, Albin Kurti paralajmëroi se nuk do të tërhiqet dhe se krerët e 3 komunave duhet të qëndrojnë në zyrat e tyre dhe se nuk mund të bëhet kompromis me republikën demokratike. I dërguari i SHBA Gabriel Escobar i bëri një tjetër thirrje Kurtit për të gjetur zgjidhje për veriun.

situata në veri të kosovës

Lini një Përgjigje