TAGS-AT E JAVËS

Kosova29 Maj 2023, 13:59

Tensionet në veri, ministri serb kërcënon Kosovën: Ushtrinë e kemi në nivelin më të lartë të gatishmërisë

Shkruar nga Pamfleti
Tensionet në veri, ministri serb kërcënon Kosovën:
Ministri i Mbrojtjes së Serbisë Millosh Vuçeviç

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë Millosh Vuçeviç ka deklaruar ditën e sotme se Forcat e Armatosura Serbe po qëndrojnë në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake deri të premten.

Ai shtoi se dislokimi i plotë i njësive të Forcave të Armatosura të Serbisë do të përfundojë deri në orën 14:00, në përputhje me urdhrin e presidentit të Serbisë.

“Ata do të jenë të përgatitur për të kryer çdo detyrë dhe urdhër që vjen nga Komandanti Suprem me shpresën se do të gjendet një zgjidhje politike”, tha Vuçeviç.

Tensionet në veri të Kosovës po vijojnë që prej ditës së premte, kur serbët penguan kryetarët e rinj të komunave që të futeshin në zyra.

Ndërkohë në orët e para të mëngjesit të sotëm, grupime qytetarësh serbë janë mbledhur në komunat e Leposaviçit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, ku edhe ka prani të shtuar të forcave të policicisë dhe KFOR-it.

Sipas mediave kosovare raportohet se policia ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit në Zveçan.

Kujtojmë se ditën e premte kryetarët e Leposaviçit, Zveçanit e Zubin Potokut u penguan nga protestuesit serbë që të hynin në zyrat e tyre, gjë që solli edhe përplasjen e tyre me forcat e policisë së Kosovës.

Kjo e fundit përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë qytetarët.  Nga përplasjet në veri mbetën të plagosur. Ndërkombëtarët bëjnë thirrje që palët të ulin tensionet  dhe të qetësojnë menjëherë situatën.

millosh vuçeviç tensionet në veri

Lini një Përgjigje