Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Deçan. Rapotohet se, ngjarja ka ndodhur në një lokal ndërsa 3 persona kanë mbetur të plagosur.
Ndërkohë, autori i dyshuar i ngjarjes është arrestuar nga policia. Bëhet me dije se autoritetet kanë gjetur në vendin e ngjarjes një armë, një karikator dhe nëntë fishekë.
“Më datë 13, rreth orës 00:18, policia është njoftuar se në një lokal ka të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku në një lokal ka vërejtur tre persona të shtrirë, të lënduar nga arma e zjarrit. Të njëjtit janë dërguar në QMF dhe pastaj në Emergjencës e Spitalit të Pejës”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Lini një Përgjigje