TAGS-AT E JAVËS

Kosova12 Janar 2026, 17:37

Aktivistja serbe: Vuçiç ka pranuar Kosovën si shtet të pavarur

Shkruar nga Pamfleti
Aktivistja serbe: Vuçiç ka pranuar Kosovën si shtet të
Aleksandar Vucic

Aktivistja e mirënjohur serbe, Natasha Kandiq, ka shkruar në “X” se me pranimin e marrëveshjes gjermano-franceze, Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit, Serbia ka pranuar Kosovën si shtet të pavarur.

Realiteti i Kosovës së pavarur, ka shkruar Natasha Kandiq, ka ardhur si pasojë krimeve të luftës të kryera nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit.

“Po, duke nënshkruar Marrëveshjen e Brukselit, Marrëveshjen e Ohrit dhe dokumentin gjermano-francez, AV (Aleksandar Vuçiç) ka pranuar realitetin, se Kosova është një shtet i pavarur.

Do të shtoja se ky realitet është pasojë e krimeve të luftës nga MUP/J i Serbisë”, shkruan ajo.

Aktivistja serbe: Vuçiç ka pranuar Kosovën si shtet të

vucic aktivistja kosova pavaresia

Lini një Përgjigje