TAGS-AT E JAVËS

Kosova11 Janar 2026, 20:26

Nisin përplasjet brenda LDK-së, kërkohet dorëheqja e Abdixhikut

Shkruar nga Pamfleti
Nisin përplasjet brenda LDK-së, kërkohet dorëheqja e
Ish-nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu

Ish-nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka kërkuar dorëheqjen e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme në parti.

Në një reagim pas komenteve të fundit të Abdixhikut, Veliu ka thënë se humbjet e rënda s’mund të kalohen me heshtje. LDK-ja në zgjedhjet e 28 dhjetorit ka dalë parti e tretë me pak më shumë se 13 për qind të votave dhe gjithsej do të ketë 15 deputetë.

Veliu ka thënë se mesazhi i qytetarëve nuk duhet të anashkalohet, tek ka bërë thirrje për ta hapur demokracinë brenda partisë.

Si kontribuues i LDK-së, ndiej obligim moral dhe politik të them se humbjet e rënda nuk mund të relativizohen, as të kalohen me heshtje. Në demokraci, përgjegjësia është parakusht për besim, ndërsa dorëheqja nuk është dobësi, por akt force dhe pjekurie politike. Prandaj: dera është e hapur! LDK, sot nuk ka nevojë për justifikime (në studio televizive), por për: analizë të menjëhershme të shkaqeve të humbjes; hapje të brendshme dhe demokraci funksionale; dhe për një proces të ri zgjedhor në të gjitha nivelet që i jep shpresë anëtarësisë dhe elektoratit”, ka shkruar Veliu.

kosovë ldk lumir abdixhiku

Lini një Përgjigje