TAGS-AT E JAVËS

Kosova10 Janar 2026, 12:30

Moti i keq, probleme dhe vështirësi në qarkullim në disa akse rrugore në Kosovë 

Shkruar nga Pamfleti
Moti i keq, probleme dhe vështirësi në qarkullim në
Situata nga moti i keq në Kosovë

Reshjet e dendura të shiut dhe borës kanë shkaktuar vërshime dhe vështirësi në qarkullim në disa segmente rrugorenë Kosovë.

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, tha se në rrugën Prishtinë–Ferizaj qarkullimi është bllokuar për shkak të grumbullimit të ujit nga kyçjet ilegale në kanalet atmosferike, ndërsa ekipet janë në terren dhe rruga pritet të hapet brenda ditës.

Probleme janë raportuar edhe në nënkalimin në Mazgit, në autostradën “Ibrahim Rugova” për shkak të rrëshqitjes së dheut, si dhe në Sllatinë, në rrugën Fushë Kosovë–Gjurgjicë, ku po punohet në sanim emergjent.

Ndërkohë, në rrugën Zhur–Dragash është shënuar lëvizje e trupit të rrugës dhe qarkullimi po zhvillohet në një shirit.

Durmishi u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes dhe mirëkuptim deri në normalizimin e plotë të situatës.

moti i keq ne kosove

Lini një Përgjigje