TAGS-AT E JAVËS

Kosova 6 Qershor 2023, 12:35

Takimi me Lajçak dhe Escobar, Vjosa Osmani: Ndëshkimi i grupeve kriminale, rruga e vetme për stabilitet

Shkruar nga Pamfleti

Takimi me Lajçak dhe Escobar, Vjosa Osmani: Ndëshkimi i grupeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar ditën e sotme një takim me të dërguarit e SHBA-së dhe BE-së, Gabriel Escobar dhe Mirosllav Lajçak në lidhje me situatën në veri të vendit.

Me anë të një njoftimi për mediat, Presidenca bën me dije se Osmani u ka thënë Escobar dhe Lajçak se vetëm ndëshkimi i grupeve kriminale mund të çojë në një “stabilitet të qëndrueshëm dhe afatgjatë”.

“Prandaj presim që institucionet ligjzbatuese ta bëjnë punën e tyre, në përputhje me ligjin, në mënyrë që grupet kriminale përgjegjëse për dhunën të përballen me drejtësinë”, tha Osmani.

Presidentja e Kosovës ka përmendur gjithashtu edhe mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja që ka qenë kërkesë e Escobarit dhe Lajçakut në takimin e një dite më parë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Zgjedhjet e reja në komunat në veri të vendit mund të organizohen në përputhje me kornizën aktuale kushtetuese e ligjore dhe në këtë kontekst, duhet të sigurohet pjesëmarrje demokratike e qytetarëve që jetojnë në këto katër komuna”, u shpreh presidentja.

Osmani theksoi më tej se Kosova është e përkushtuar të punojë në bashkëpunim me aleatët ndërkombëtarë të saj.

 

takim vjosa osmani lajcak escobar

Lini një Përgjigje