
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se s’ka shpjegim racional për krizën politike në Kosovë. Ai kritikoi partitë që deri tani ishin në opozitë, të cilat po refuzojnë votimin për konstituimin e Kuvendit, ndërsa theksoi se do të vijë koha për formimin e qeverisë.
"LVV-ja si partia e parë në zgjedhje do ta dëshmojë se i ka numrat. Kur të vijë puna për formimin e qeverisë atëherë ne do të dëshmojmë vetë”, tha Kurti.
I pyetur nga mediat se përse nuk po i përdor këto vota për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Kurti tha se Kuvendi duhet të themelohet nga të gjitha partitë.
“Pavarësisht sa vota i ke duhet të bëhemi bashkë ta themelojmë Kuvendin. Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme mund t’i marrë edhe 80% por serish do të ketë vetëm një nënkryetar”, deklaroi Kurti.
Lini një Përgjigje