TAGS-AT E JAVËS

Kosova26 Shtator 2023, 12:28

“Në Kosovë po kryhet spastrim etnik”/ Deputeti gjerman i kthehet Vuçiç: Gënjeshtar!

Shkruar nga Pamfleti
“Në Kosovë po kryhet spastrim etnik”/ Deputeti gjerman i
Thomas Hacker

Deputeti i Bungestagut, Thomas Hacker, ka reaguar ndaj pretendimeve të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuciç se në Kosovë “po kryhet spastrim etnik”.

Hacker ka thënë se fatkeqësisht, Aleksandër Vuçiç, gënjeshtrën e ka element qendror të veprimeve të tij.

“Akuza për spastrim etnik në Kosovë është thellësisht e rreme”, ka shkruar Hacker.

Ai më tej ka thënë se Lista Serbe duhet të dënojë ngjarjet e fundit dhe të tregojë se është e gatshme të jetë një partner konstruktiv.

“Fatkeqësisht, gënjeshtra është një element qendror i veprimeve të presidentit Vuçiç. Akuza për spastrim etnik në Kosovë është thelbësisht  e rreme. Lista Srpska duhet të dënojë ngjarjet e fundit dhe të tregojë se është e gatshme të jetë një partner konstruktiv.”, ka shkruar Hacker.

Lini një Përgjigje