TAGS-AT E JAVËS

Kosova20 Mars 2023, 07:52

Marrëveshja Kosovë-Serbi në Ohër, Daçiç: Mbrojtëm interesat tona kombëtare!

Shkruar nga Pamfleti

Marrëveshja Kosovë-Serbi në Ohër, Daçiç:

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç e ka mirëpritur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër.  Ai ka thënë se në takimin mes Kurtit dhe Vuçiçit gjithçka është bërë në përputhje me politikën shtetërore. Daçiç ka thënë se në Ohër kanë mbrojtur interesant kombëtare e shtetërore.

 “Kishte rrezik që Serbia të akuzohej për kolapsin e dialogut. Tashmë që vihet vija, nuk ka pse të mos thuhet se me politikën e mençur dhe burrështetare të Aleksandër Vuçiçit arritëm të mbrojmë interesat kombëtare dhe shtetërore.” – ka thënë Daçiç, raportojnë mediat serbe.

Kosova dhe Serbia u përballën me një sërë kritikash nga opozitat e tyre edhe pse në thelb, nuk pati një marrëveshje të nënshkruar. Megjithatë, edhe Presidenti serb Vuçiç edhe Kryeministri i Kosovës, Kurti e kanë paraqitur si sukses. Normalizmi nëpërmjet dy vendeve është një ndër çështjet më të nxehta në Ballkan. Në Ohër, palët u pajtuan për aneksin e zbatimit të një propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Kurti dhe Vuçiq e kanë pranuar në parim propozimin e BE-së gjatë një takimi në Bruksel, më 27 shkurt. Propozimi i BE-së nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i njohin dokumentet e njëra-tjetrës, si: pasaportat, diplomat dhe targat e makinave. SHBA-ja e ka mbështetur propozimin e BE-së, i cili më herët është njohur edhe si plani franko-gjerman.

ivica daçiç marrëveshja kosovë-serbi në ohër

Lini një Përgjigje