TAGS-AT E JAVËS

Kosova19 Mars 2023, 15:32

Takimi i Ohrit, reagon NATO: Mirëpresim paktin, jemi të përkushtuar për stabilitetin e Ballkanit

Shkruar nga Pamfleti

Takimi i Ohrit, reagon NATO: Mirëpresim paktin, jemi të

NATO ka mirëpritur akordin mes Kosovës dhe Serbisë mbi aneksin e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu përmes një postimi në Twitter ka shkruar se inkurajojnë palët që të zbatojnë atë për të cilën kanë rënë dakord.

NATO e mirëpret marrëveshjen në mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në dialogun e lehtësuar nga BE në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës. Ne i nxisim të dy të zbatojnë atë që është rënë dakord shpejt dhe plotësisht. Ne jemi të përkushtuar ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor përfshirë këtu edhe KFOR-in”, ka shkruar Lungescu.

Bashkimi Evropian e ka quajtur si shumë të suksesshëm takimin e 18 marsit në Ohër mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut të nivelit të lartë mes dy vendeve.

kurti vucic nato

Lini një Përgjigje