TAGS-AT E JAVËS

Kosova20 Qershor 2023, 22:35

Kurti nxjerr të tjera prova për rrëmbimin e 3 policëve: Serbia t’i lirojë menjëherë

Shkruar nga Pamfleti

Kurti nxjerr të tjera prova për rrëmbimin e 3 policëve:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sërish për rrëmbimin e tre policëve nga ushtria serbe.

Kurti përmes një postimi në Facebook ka thënë se në momentin e rrëmbimit, tre policët tonë kanë qenë te tryeza e improvizuar për ngrënie, duke drekuar së bashku.

“Ata janë rrethuar nga 15 persona që i kanë sulmuar dhe i kanë rrëmbyer. Ambasadori ynë në Beograd, Jetish Jashari, sot i ka vizituar ndaras të tre policët, të cilët po mbahen peng nga Serbia. Janë tri rrëfime identike nga tre policët”, ka shkruar Kurti.

Ai ka dhënë detaje për vendin ku kanë qëndruar policët kur janë kapur befas nga 15 policë të Serbisë duke postuar edhe fotografi nga vendi i ngjarjes.

“Vendi ku ndodhet tryeza e ngrënies është 7 metra prej veturës së policisë. Pikërisht në atë vend ku e kemi theksuar qysh me datën 15 qershor: 1 kilometër në brendi përgjatë rrugës së bllokuar ilegale, dhe 300 metra, përkatësisht 670 metra, nga të dy anët larg kufirit e brenda Kosovës”, shkruan ai.

Më tej ai ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tre efektivëve.

kurti kosova

Lini një Përgjigje