TAGS-AT E JAVËS

Kosova 7 Gusht 2024, 18:42

“Kurti e di që hapja e urës së Ibrit ka rrezik” Daniel Serwer: Përkrahja nga NATO e rëndësishme, por edhe ushtrimi e sovranitetit!

Shkruar nga Pamfleti

“Kurti e di që hapja e urës së Ibrit ka rrezik”

Profesori amerikan, Daniel Serwer, duke folur lidhur me hapjen e Urës së Ibrit, ka deklaruar se përkrahja e Kosovës nga NATO është e rëndësishme, por shton se e rëndësishme për Kosovën është edhe ushtrimi i sovranitetit.

“Mbështetja e NATO-s mund të jetë e rëndësishme, por po ashtu është edhe ushtrimi i autoritetit sovran”, tha Serwer për Gazetën Express.

Sa i përket rrezikut për përshkallëzim nëse do të vendoset për hapje të një anshme, Serwer ka thënë se Kurti e di që ka rrezik dhe se duhet ta marrë parasysh një gjë të tillë.

“Sigurisht që ka rrezik. Qeveria e Kurtit këtë e di dhe duhet ta ketë parasysh”, shtoi Serwer për Gazetën Express.

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, më 2 gusht, në një paraqitje para mediave, kishte treguar se QUINT s’mund të mbështesin

Mirëmëngjesi. Me udhëzime nga kryeqytetet tona, përfaqësues nga Franca, Gjermania, Britania e Madhe dhe SHBA u takuan sot me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për ta informuar atë se qeveritë tona, në konsultim me NATO-n, nuk mund të mbështesin asnjë ndryshim të statusit aktual të Urës së Ibrit në këtë kohë”, deklaroi ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

Lini një Përgjigje