TAGS-AT E JAVËS

Kosova 7 Gusht 2024, 11:48

Serbët e veriut dalin në protestë, KFOR dhe Policia e Kosovës blindojnë Mitrovicën

Shkruar nga Pamfleti
Serbët e veriut dalin në protestë, KFOR dhe Policia e
Serbët e veriut dalin në protestë

Ka nisur protesta e serbëve në sheshin “Car Llazari” në Mitrovicë të Veriut me pretendimet e tyre se gjendja iu është rënduar për shkak të mbylljës së degëve të postës serbe.

Protestuesit gjithashtu janë kundër vendimit të qeverisë së Kosovës për hapjen e Urës së Ibrit.

Vihet re një prezencë e shtuar e Policisë së Kosovës, EULEX dhe KFOR, teksa protesta po mbikëqyret edhe me dronë. Gjithashtu në fluturim është ngritur edhe një helikopter i KFOR.

Zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës, Veton Elshani ka thënë se protesta parashikohet të jetë e qetë.Ai tha se policia do të jetë aty në numër të mjaftueshëm që të mbajë rendin dhe qetësinë publike.

“Grup i qytetarëve e ka lajmëruar protestën e sotme në ora 11.00 që planifikohet të mbahet në sheshin ‘Car Lazar’. Arsyeja e kësaj proteste është gjendja e keqe e serbëve në të cilën gjenden. Protesta parashihet të jetë e qetë, ndërsa policia do të jetë aty në numër të mjaftueshëm që të mbajë rendin dhe qetësin publike”, ka thënë Elshani.

Protesta është iniciuar nga disa serbë lokalë për të kundërshtuar hapjen e Urës mbi Lumin Ibër.

Presidenti serb reagoi ashpër lidhur me aksionin e policisë së Kosovës për mbylljen e zyrave postare, duke e cilësuar si një përpjekje për luftë nga ana e Kurtit. Ai dënoi gjithashtu ashpër edhe vendet perëndimore që sipas tij, po ofrojnë mbështetje për qeverinë Kurti.

serbët e veriut dalin në protestë

Lini një Përgjigje