Departamenti Amerikan i Shtetit ka vendosur në listën e sanksioneve Nexhat Krasniqin, ish-drejtorin e Departamentit të Prokurimit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, për shkak të përfshirjes në korrupsion të madh.
Sipas njoftimit, atij do t’i ndalohet hyrja në SHBA.
“Si zyrtar publik përgjegjës për mbikëqyrjen e kontratave të prokurimit, Krasniqi ka abuzuar me postin e tij publik duke pranuar ryshfet në këmbim të dhënies së kontratës për lejimin e ndërtimit të parkut industrial në komunën e Drenasit nga kompania Eltoni”, theksohet në njoftimin e DASh.
“Veprimi i sotëm tregon se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me ata në Kosovë që kërkojnë llogari nga zyrtarët publikë të korruptuar. Ky emërtim ripohon përkushtimin e SHBA-së për të luftuar korrupsionin, i cili dëmton interesin publik, pengon prosperitetin ekonomik të vendeve dhe pakëson aftësinë e qeverive për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive nevojave të njerëzve të tyre.”, përfundon njoftimi.
Kush është Nexhat Krasniqi?
Biznesmeni raportohet se është në një lidhje me këngëtaren Leonora Jakupi prej 10 vitesh.
Çifti kishin planifikuar të martoheshin vitin e kaluar, por ceremonia u shty për arsye të paqarta.
Gjatë një interviste, Leonora Jakupi, pa iu referuar drejtpërdrejt, foli për personin që i ka vjedhur zemrën, duke thënë se e konsideron “bashkëshort”, duke qenë se bashkëjetojnë si një çift i vërtetë.
Për faktin se nuk ka postuar ende asnjë foto me të, Jakupi tha se përveç saj, edhe partneri dëshiron të qëndrojnë larg syrit të medias, prandaj në rrjetet e saj sociale, nuk ka asnjë foto apo video çift.
I dashuri i Leonorës etiketohet si ”babai i tenderave”, me të cilin këngëtarja e njohur ka një lidhje të fshehtë për gati 1 dekadë.
Detajet e kësaj lidhjeje ajo i nxori në një emision televiziv të organizuar për festat e fundvitit. Leonora tregoi se dashuria e jetës së saj ka inicialin N. Mediat e Kosovës nisën kërkimet dhe zbuluan se i dashuri i Leonora Jakupit ishte Nexhat Krasniqi, i cili ka dalë nga një divorc.
Ai është baba i dy fëmijëve, një vajze dhe një djali, nga një martesë e mëparshme, fakt i dëshmuar nga fotot që mban në rrjetet sociale. E krahas fëmijëve, ai mban te faqet e pëlqyera në “Facebook” edhe Leonorën.
Lini një Përgjigje