Kurti tha para deputetëve se është arritur vetëm një marrëveshje mes palëve, ajo që sipas tij sjell njohjen de-facto të Kosovës, nga Serbia.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po raporton sot në Kuvend për takimet e tij në Bruksel, ku vëmendja ishte te dialogu Prishtinë-Beograd.
Kurti tha para deputetëve se është arritur vetëm një marrëveshje mes palëve, ajo që sipas tij sjell njohjen de-facto të Kosovës, nga Serbia.
“Kemi arritur vetëm një marrëveshje, që sjell njohjen de-facto të Kosovës. Marrëveshja bazike në Ohër, ka njohjen de facto të Kosovës nga Serbia. 5 nenet tjera kanë përfitime dypalëshe. Vetëm nenin 7, ndërlidhet me trashëgiminë nga dialogu i dekadës së kaluar. Kërkova që të bëhej ndëshkimi dhe sanksionimi i Serbisë. E para vepra kriminale dhe terroriste është kryer në teritorin e Republikës së Kosovës, e dyta unë theksova edhe progresin demokratik dhe konomik të Kosovës dhë kërkova që të nënshkruhet marrëveshja bazë e Brukselit e 27 shkurtit që do të nënkuptonte pranim e për rrjedhojë zbatim. Serbia refuzoi sërish nënshkrimin e marrëveshjes bazike”, tha Kurti.
Mes të tjerash ai tha se pala kosovare në takime me krerët e lartë të BE, ka kërkuar ndëshkimin e Serbisë për agresionin në Veri të Kosovës ku mbeti i vrarë një efektiv policie.
Ai tha se në takim kishte kërkuar që Radoiçiç dhe përgjegjësit e tjerë duhet të ekstradohen në Kosovë dhe të përballen me drejtësinë.
"Më 26 tetoor, në Bruksel zhvilluan takim me krerët e BE-së. Në këtë takim, unë së pari dhe mbi të gjitha kam kërkuar me shumë siguri në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Nga Serbia, agresioni ndaj Kosovës, me paramilitarët, kërkova të bëhet edhe ndëshkimi dhe sanksionimi i Serbisë, pasi mosndëshkimi bëhet inkurajim për përsëritje. Pra sulmi na ka ardhur nga ana tjetër e kufirit, ndërkaq kërkesën për sanksione e kemi për hirë të përsëritjes.
E theksove anëtërësimi i Kosovës në Partneritetin për Paqe si hap i parë ndaj anëtarësimit në NATO, është përgjigja më i mirë. Në takim potencova që Radojcic dhe përgjegjësit e tjerë duhet të ekstradohen në Kosovë, që të përballen me drejtësinë. Kërkova që po ashtu që sa më parë të na jepet statusi për anëtarësim ne BE dhe 5 shtetet që nuk na njohin, t’i bashkohen 22 shteteve anëtare të BE, që e njohin pavarësinë e Kosovës. Para krerëve të BE, ne ofruam të nënshkruajmë marrëveshjen bazë të Brukselit së bashku me aneksin zbatues të Ohrit, si dhe propozimin për zbatimin e nenit 7 lidhur me nenin 10, pra për idenë e vetëmenaxhimit”, tha Kurti.
Ndërkohë, gjatë fjalës së në foltoren e Kuvendit ishte Kurti, deputetët e opozitës në shenjë kundërshtie i binin tavolinave dhe bënin në kor ovacione ironizuese.
Lini një Përgjigje