
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, theksoi se ajo çfarë ka arritur kryeministri Albin Kurti, nga negociatat në Bruksel është tendenca që t’i ndërrojë emrin asociacionit. Sipas tij kompetencat do të mbeten të njëjta për komunat serbe në veri.
“Vetëqeverisja lokale që është term më i butë se vetmenaxhimi i pakicës kombëtare. Secili le ta merr Konventën evropiane të pakicave kombëtare le të lexon çka është vetmenaxhimi edhe vetëqeverisja lokale te Konventa e Pushtetit Lokal. Vetmenaxhimi i pakicës nacionale, ndërrimi i emrit nuk është përmbajtja e Zajednicës. Kompetencat që kanë me ju shtru trupat që kanë me iu ndërtu dhe përgjegjësitë që i kanë autonome për fushëveprimtaritë e veta është thelbi i kësaj. Nuk është bë publike dhe unë rezervohem për të diskutuar për diçka që e kanë vetëm 3 njerëz, Lajçak, Kurti dhe Vuçiç e kanë dokumentin e shkruar”, tha ai.
Ai ndau shqetësimin e tij lidhur me draftin për asociacionin që iu është dorëzuar Kurtit. Haziri u shpreh se secila marrëveshje që po vjen është me e keqe se ajo e mëparshmja.
“Unë i kam lexuar 15 modelet që i ka trajtuar ndërmjetësit ndërkombëtarë. Secili rast është për mënyrën kohën kontekstin. Këtu ka përzierje të dy-tri modeleve evropiane. P.sh i pakicës në Suedi në një segment ose dy segmente të caktuara. Ki modelin e të drejtave të gjermanëve në Belgjikë në një ose dy sektorë të caktuar”, tha ai në RTV 21..
Nëse thuhet se nuk do të preket Kushtetuta, sipas Hazirit kjo është e pamjaftueshme për të garantuar që në periudha kalimtare mos të preket ajo.
“Pas Asociacionit do të vijë marrëveshja për kishën. Nuk është marrëveshje për organizimin e kishës (ajo është e garantuar në Kushtetutë) por, për pronën e kishës dhe për statusin e kishës, pak a shumë është formati i Malit të Zi. Zoti Kurti e ka thanë Po-në e fortë dhe e ka hedhë ngjyrën e tij në letër. Besimtari i majtë i Kurtit nuk i intereson përmbajtja. Jo-ja është bërë po. Te VV është mashtrim i madh “Jo” me u bë “Po””, tha ai.
Haziri theksoi se Kurti pranoi edhe kompetenca ekzekutive dhe nivel tjetër të pushtetit për komunat me shumicë serbe. Ai tha se është duke u ndërtuar skenari për të mos pasur vonesa, sipas tij BE-ja nuk e pret Kosovën dhe Serbinë më shumë se disa muaj.
Lini një Përgjigje