TAGS-AT E JAVËS

Kosova 2 Nëntor 2023, 17:10

Dialogu me Serbinë, Osmani takohet me ambasadorin e SHBA: Drafti i Asociacionit duhet të shkojë në Kushtetuese

Shkruar nga Pamfleti

Dialogu me Serbinë, Osmani takohet me ambasadorin e SHBA: Drafti i

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti këtë të enjte në një takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ku diskutuan për dialogun me Serbinë.

Gjatë takimit mësohet se Osmani e ka bërë të qartë se draftstatuti i Asociacionit, i prezantuar nga Bashkimi Evropian, duhet të shkojë fillimisht për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.

Në takim u diskutua edhe për të rejat e fundit nga procesi i dialogut me Serbinë, ku Osmani, sipas njoftimit të Presidencës, theksoi se Kosova është treguar vazhdimisht palë konstruktive, ndërsa Serbia vazhdon me qasjen selektive që pamundëson zbatimin e plotë të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit.

Presidentja Osmani nënvizoi edhe njëherë rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me SHBA-të për të arritur progres në procesin e dialogut”, thuhet në njoftim.

Kryeministri Kurti në takimin me liderët evropianë në Bruksel e ka pranuar planin e ri "modern" të BE-së për dialogun Kosovë - Serbi, ku përfshihet edhe drafti i Asociacionit, por një gjë e tillë është refuzuar nga pala Serbe.

shba osmani dialogu

Lini një Përgjigje