
Gazetari Baton Haxhiu deklaroi sot se kryeministri shqiptar Edi Rama ka krijuar një raport shumë të ngushtë me presidenten e Kosvës, Vjosa Osmani, pas përplasjeve të forta me Albin Kurtin.
Ai tha se Osmani ka kërkuar bashkëpunim me Ramën për të koordinuar takimet në Nju Jork, dhe sipas tij “kjo nuk është bërë jashtë konsultimeve me Albin Kurtin”.
“Në një moment kur kriza arriti kulmin, kur forcat Speciale hynë në veri, pastaj u kompliku, para se me ndodh Banjska ka ndodhur një gjë e rëndësishme. Ndërmjetësimi i Edi Ramës, për takimet e Vjosa Osmanit në Amerikë. Edi Rama i ka ndihmuar gati në secilin takim i cili ka ndodhur në Amerikë, në shtator. Është një marrëdhënie e Vjosa Osmanit me Edi Ramën goxha e ngushtë”, tha Haxhiu në “Pressing” në T7
“Vjosa Osmani kur ka kërkuar një bashkëpunim me Edi Ramën për të koordinuar takimet në Nju Jork, nuk mendoj që e ka bërë jashtë konsultimeve me Albin Kurtin”, u shpreh ai më tej.
Haxhiu tha se Osmani e ka marrë mandatin nga SHBA se do ta shtyjë përpara Asociacionin.
Lini një Përgjigje