TAGS-AT E JAVËS

Kosova31 Tetor 2023, 15:44

Von der Leyen në Serbi, mesazh të prerë Vuçiçit të zbatojë marrëveshjet me Kosovën

Shkruar nga Pamfleti

Von der Leyen në Serbi, mesazh të prerë Vuçiçit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka pritur sot në një takim kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen.

Në një konferencë për mediat, Von der Leyen ka shpjeguar se çfarë do të thotë njohja “de facto” e Kosovës, të cilën e ka përmendur disa herë në ditët e kaluara si kusht për Serbinë.

“Bëhet fjalë për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit. Ajo parasheh disa hapa, si njohja e dokumenteve, institucioneve, dhe nga ana tjetër, shkon me themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, të cilin Kosova duhet ta zbatojë. Kjo do të hapë rrugën për normalizimin e marrëdhënieve”, citohet të ketë thënë ajo.

Dhe lidhur me raportet me Kosovën, mediat serbe theksojnë se Vuçiç ishte përqendruar në çështjen e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë.

Sipas tij, “Prishtina për 11 vitet e kaluara kishte vetëm një obligim që ishte themelimi i ASK-së dhe nuk e themeloi atë”.

“Kemi pasur shkresa, katër dokumente që kanë të bëjnë me ASK, asnjëra nuk është zbatuar”, ka shtuar Vuçiç.

Lini një Përgjigje