TAGS-AT E JAVËS

Kosova30 Tetor 2023, 14:54

Osmani: Von der Leyen më prezantoi planin e ri për Ballkanin Perëndimor!

Shkruar nga Pamfleti
Osmani: Von der Leyen më prezantoi planin e ri për Ballkanin
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen kishin diskutuar kryesisht për planin e ri të rritjes për Ballkanin Europian.

Osmani tha në një konferencë të përbashkët për media se takimi i sotëm u fokusua në planin e ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor, të cilin e prezantoi presidentja von der Leyen, të cilin e quajti hap të rëndësishëm drejt integrimit tonë në tregun e përbashkët europian.

Ky plan parasheh mbështetjen e Bashkimit Europian nëpërmjet rritjes së asistencës financiare për reformat të cilat duhet të ndërmerren në procesin integrues”, tha presidentja.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen ka mbërritur në Kosovë, në kuadër të turit ballkanik që po zhvillon. Ajo është pritur nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Gjatë vizitës së saj në Prishtinë, Von der Leyen do të zhvillojë një takim edhe me kryeministrin, Albin Kurti. 

Ndërsa takimi me kryeministrin Kurti do të mbahet rreth orës 14:40, është bërë e ditur në njoftimin për media nga Zyra e Kryeministrit.

Lini një Përgjigje