Teksa ka kaluar mbi një muaj nga sulmi terrorist në veri të Kosovës, ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku, Serbia ende nuk ka marrë përgjegjësi për ngjarjen.
Lidhur me këtë, ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të ndalojë përkëdheljen e Vuçiqit.
“Pjesë interesante për pjesëmarrjen serbe në një sulm terrorist në Banjska të Kosovës që vrau një polic. BE me të vërtetë duhet të ndalojë së përkdheluri Vuçiçin”, ka thënë ai në platformën ‘X’.
Më 24shtator, një grup personash të maskuar dhe armatosur sulmuan policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit – komunë në veri të Kosovës, e banuar me shumicë serbe.
Si pasojë e sulmit, mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku ndërsa gjatë përleshjes së armatosur u vranë edhe tre nga agresorët. Kosova fajëson Serbinë se qëndron pas sulmit, organizimin e së cilit e ka marrë përsipër ish zv.kryetari i listës serbe, Milan Radoiçiç. Ky i fundit, ka mbështetjen e Beogradit dhe po hetohet në liri nga autoritetet atje.
Lini një Përgjigje