TAGS-AT E JAVËS

Kosova29 Tetor 2023, 14:18

Deputetja britanike apel Borrellit dhe Von der Leyen: Hiqni sanksionet ndaj Kosovës

Shkruar nga Pamfleti
Deputetja britanike apel Borrellit dhe Von der Leyen: Hiqni sanksionet ndaj
Alicia Kearns

Deputetja britanike, Alicia Kearns, i ka bërë thirrje përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme Josep Borrell dhe presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, që t’i heqin masat ndëshkuese që i janë vendosur Kosovës.

Duke shpërndarë një video ku Vuçiçi thotë se nuk do ta njohë Kosovën dhe se nuk pranon pranimin e saj në OKB, Kearns ka shkruar se Kosova po punon me ndërkombëtarët e Vuçiçi po refuzon.

“Sërish Kosova punon me komunitetin ndërkombëtarë, përkundër sulmit terrorist të orkestruar nga Beogradi. Sërish Vuçiçi refuzon. Largoni tash sanksionet ndaj Kosovës, @Josep Borrell e @Ursula von Der Leyen”, ka shkruar Kearns në platformën “X”.

 

alicia kearns kosova be

Lini një Përgjigje