
Analisti Tom Gashi ka komentuar takimin Kurti-Vuçiç në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë Serbi.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, ai tha se Vuçiç u gjet i papërgatitur pasi mendoi se do të ishte Albin Kurti që do ta refuzonte propozimin e BE-së.
Sipas tij ndodhi e kundërta, pasi Kurti pranoi propozimin ndërkombëtar, ndërkohë që Vuçiç u paraqit ashtu siç është në të vërtetë, si bllokues i marrëveshjes së paqes pasi refuzoi.
“Ishte faktikisht një ofertë e BE për të normalizuar marrëdhëniet me Serbisë dhe Kosovës si dy shtete të pavaruara. Ishte një ofertë gjeneroze për të dy shtetet dhe atë që nuk ka mundur ta presë Vuçiç, si president i Serbisë është që Albin Kurti ishte i gatshëm ta nënshkruante. Vuçiç u zu i papërgatitur pasi ka menduar se Albin Kurti nuk do ta bëjë këtë nënshkrim. Mirëpo situata është më ndryshe dhe bashkësia ndërkombëtare po e sheh cili është shteti që po krijon probleme duke kërcënuar me incidente që mund të na shtyjnë në incidente më të mëdha, siç i pamë më 24 shtator”, tha Gashi.
Lini një Përgjigje