TAGS-AT E JAVËS

Kosova30 Tetor 2023, 15:05

Konferenca e përbashkët me Von der Leyen, Vjosa Osmani kërkon statusin e vendit kandidat për Kosovën në BE

Shkruar nga Pamfleti

Konferenca e përbashkët me Von der Leyen, Vjosa Osmani kërkon

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë të përbashkët me presidenten e Komisonit Evropian, Ursula von der Leyen, ka kërkuar vendin e statusit kandidat për Kosovën në BE.

Gjatë fjalës së saj, Osmani tha se është e rëndësishme në mbledhjen e dhjetorit të Këshillit të BE-së, BE-ja të avancojë edhe statusin kandidat për Kosovën, bazuar në një proces me merita.

“Vitin e kaluar Bashkimi Evropian mori vendime të rëndësishme duke i dhënë statusin e vendit kandidat Ukrainës, Moldavia dhe Bosnje e Hercegovina, këto ishin vendim strategjike të cilat rikonfirmuan përkushtimin e BE ndaj vendeve që kërkojnë anëtarësim dhe i kundërpërgjigjen sifidimit ndaj regjimeve autoritare siç është i Putinit. Është e rëndësishme në mbledhjen e dhjetorit të Këshillit të BE-së, BE-ka të avancojë edhe statusin kandidat për Kosovën gjithnjë në një proces të bazuar me merita”, tha Osmani.

 

von der leyen vjosa osmani kandidat kosove be

Lini një Përgjigje