Draft-statuti ka një përmbajtje prej 11-faqesh dhe përmban parimet, objektivat dhe kompetencat e themelimit të Asociacionit.
Publikohet drafti final për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Pak ditë më parë BE dhe SHBA dolën me një propozim të ri, i cili u pranua nga Albin Kurti. Kryeministri deklaroi se varianti i fundit nuk bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës dhe u shpreh i gatshëm të firmosë, por nuk pranon Vuçiç të njohë pavarësinë e Kosovës.
Ka qenë portali kosovar “Papraci” që ka publikuar pjesë të këtij drafti. Në draft thuhet se ai “siguron një vetëqeverisje kornizë me autonomi substanciale për komunitetin e serbëve të Kosovës”.
Draft-statuti ka një përmbajtje prej 11-faqesh dhe përmban parimet, objektivat e kompetencat e themelimit të Asociacionit.
Një nga pikat e draft-statutit parasheh rregullimin e strukturës organizative të Asociacionit. Bazuar në draft-statut, asociacioni do të ketë kuvendin e tij, kryetarin, nënkryetarin, bordin, këshillin këshillëdhënës dhe zyrën për ankesa. Te pika “Objektivat kryesore” në draftin e statutit thuhet se ai “siguron një vetëqeverisje kornizë me autonomi substanciale për komunitetin e serbëve të Kosovës”.
Ndërkaq, në konkluzionet e draft-statutit theksohet se “projekt statuti nuk e kalon ndonjë nga vijat e kuqe të Kosovës”.
Më herët ishte Lajçak, i cili konfirmoi se drafti është në rregull me Kushtetutat e të dyja vendeve.
Ky draft, i propozuar nga Bashkimi Evropian, u është prezantuar Kosovës dhe Serbisë gjatë vizitës më 21 tetor në këto dy shtete të përfaqësuesve të BE-së, Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë dhe Italisë.
Tani duket se topi është në krahun e Serbisë, pasi në këmbim të Asociacionit duhet të njohë Kosovën. Vetë Vuçiç këmbëngul se nuk e pranon një gjë të tillë.



Lini një Përgjigje