TAGS-AT E JAVËS

Kosova 1 Nëntor 2023, 08:51

Gjykata Speciale bastis shtëpinë e ish-këshilltarit të Thaçit

Shkruar nga Pamfleti
Gjykata Speciale bastis shtëpinë e ish-këshilltarit të
Ismail Syla dhe Hashim Thaçi

Mëngjesin e sotëm ka filluar bastisja nga Dhomat e Specializuara në shtëpinë e Ismail Sylës, ish-këshilltar i presidentit Hashim Thaçi, shkruan Gazeta Express.

Kujtojmë që dje është kryer bastisje në shtëpinë e Artan Behramit, po ashtu ish-këshilltar i Thaçit dhe në shtëpinë e prindërve të tij.

Para dy ditësh Specialja ka kryer bastisje në shtëpinë e ish-këshilltarëve Bashkim Smakaj dhe Blerim Shales.

E muaj më parë ishte bastisur edhe shtëpia e ish-këshilltarit tjetër, Adil Behramaj.

Pas bastisjes së banesës , Artan Behrami, këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi ka falënderuar familjarët dhe miqtë e tij nga trojet shqiptare për siç ka thënë “kujdesin dhe mesazhet inkurajuese“.

Ai ka shkruar në Facebook se bastisjet politike janë bërë “mjet i Prokurorisë së Gjykatës Speciale për të mbuluar disfatën në përballje me krerët e UÇK-së në sallën e gjyqit”

“Është momenti i fundit që të ndalet kjo marrëzi”, ka shkruar Behrami.

 

gjykata speciale

Lini një Përgjigje