TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Nëntor 2023, 08:44

Sherri me armë në Kepin e Rodonit, Prokuroria “amniston” Mark Frrokun dhe 7 të ndaluarit nga akuzat

Shkruar nga Pamfleti
Sherri me armë në Kepin e Rodonit, Prokuroria “amniston”
Mark Frroku

Për sherrin mes Kishës dhe një familjeje që do të degjeneronte me përdorim armësh dhe shkak u bë rrethimi i një zone në vendin e quajtur Kepi i Rodonit, prokuroria duket se i ka lehtësuar akuzat ndaj 8 personave të ndaluar, mes tyre edhe ish-deputeti Mark Frroku.

 “Ora News” shkruan se prokuroria ka kërkuar për të gjithë të ndaluarit masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Mark Frrokun dhe të gjithë personat e arrestuar për “Vetëgjyqësi”, “Përkrahje autori” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”.


Ndërsa vetëm për Besnik Tomën, truprojen e Frrokut, i cili është shpallur dhe në kërkim pasi është dhe personi që ka qëlluar me armë zjarri në këtë konflikt të ndodhur të më 28 tetor është kërkuar arrest në burg në mungesë, pasi ai akuzohet për mbajtje pa leje të armëve dhe kanosje me armë.

 

mark frroku sherri për pronat në kepin e rodonit

Lini një Përgjigje