TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Tetor 2023, 22:28

“Ish-presidenti shumë afër non gratës”, Haklaj: Metës dhe Monikës i është revokuar viza amerikane!

Shkruar nga Pamfleti

“Ish-presidenti shumë afër non gratës”, Haklaj:

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Azgan Haklaj deklaroi se Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit i është revokuar viza amerikane.

I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv Haklaj shtoi me tej se Meta është shumë afër shpalljes ‘non grata’.

‘Ilir Meta i bëri presion SPAK-ut si Toto Rinna, duke u kërcënuar familjarët! Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit i është revokuar viza amerikane, dhe është shumë pranë ‘non gratës’, tha Haklaj.

Më tej Haklaj, theksoi se për shkak të rëndësisë dhe protagonizmit politik në 33 vitet e demokracisë, hetimet dhe masat e marra ndaj Sali Berishës thyen mitin e të paprekurit nga drejtësia.

Emri i Berishës është me rëndësishëm sepse është personazhi më i rëndësishëm i 33 viteve. Kur ka rënë miti i Sali Berishës askush tjetër nuk është i paprekshëm nga drejtësia, përfshirë këtu edhe Ramën. Rama është i prekshëm sepse Rama është pjesë e dosjes “Charls Mcgonigal”, u shpreh Haklaj.

haklaj meta non-grata

Lini një Përgjigje